EMRAT/ Vetëdorëzohet autori i plagosjes së çiftit të komshinjve, i qëlloi pasi…

Jugulajm.net
1 Min Read

Vetëdorëzohet autori i plagosjes me armë zjarri të çiftit të komshinjve të tij.

Bëhet fjalë për Shpëtim Osma, i cili qëlloi çiftin e komshinjve, Sami dhe Nadire Disha, në fshatin Gos të Kavajës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të paradites së sotme, pas një konflikti për qenin e autorit, i cili sipas burimeve paraprake kishte hyrë në oborrin e fqinjëve. Debati verbal mes palëve ka agravuar deri në përdorimin e armës, ku Shpëtim Osma qëlloi me pistoletë në drejtim të fqinjëve të tij, duke plagosur çiftin Disha. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, rrethuan zonën dhe nisën kërkimet për kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan edhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Pas disa orësh, autori është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Share This Article