Babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale, ku njerëz të afërt të ish-ministrit kanë publikuar letrën që Tahiri i ka dërguar nga burgu.
Postimi i Tahirit:
O ba, si nuk më prite?
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati, po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!