Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga krimi i rëndë i ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, ku 14-vjeçari Erald Xhejo, humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori Enedio Guri 14 vjeç, ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.
Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.




