Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj së enjteje.
Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm pranë Urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.




