Horoskopi sot:
Dashi
Falë mbështetjes që do t’ju japë Urani, jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë dhe aspak problematike. Do të merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe herë pas here do të hapni rrugë. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituar sepse ka rrezik të përballen me probleme. Për financat do të jetë një ditë e favorshme. Do t’i analizoni mirë gjërat para se të veproni.
Demi
Sot do të gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do të ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’ju bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’ju ndryshuar. Sektori i financave do të jetë delikat. Mundohuni të ulni sa të mundni shpenzimet që situata të mos përkeqësohet edhe më shumë.
Binjakët
Do të jeni shumë romantikë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ta bëni partnerin të ndihet si mbi re. Emocionet do të jenë të papërshkrueshme. Beqarët dalëngadalë do t’i afrohen personit që pëlqejnë, ndërkohë që edhe ai ka filluar t’i simpatizojë. Priten veç të mira sot. Në planin financiar do të jeni me shumë fat dhe gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Do të jeni edhe më të qetë.
Gaforrja
Jeta juaj në çift do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do të largoheni për asnjë çast nga ai që keni në krah dhe do të ruani një marrëdhënie goxha të ngrohtë. Beqarët do të jenë të pavëmendshëm dhe ka mundësi të humbasin disa mundësi të mira që do t’ju jepen. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë që ju të kryeni edhe investime, prandaj bëni kujdes.
Luani
Do të ndiheni më të sigurt sot pranë atij që dashuroni dhe më në fund do ta kuptoni se ai ka vetëm sy për ju. Në mbrëmje do të mendoni edhe për ndonjë darkë romantike. Beqarët do ta kalojnë mjaft mirë pranë një miku të vjetër dhe ka mundësi ta shohin me një sy tjetër atë. Financat do të mbeten ende të trazuara edhe për disa kohë. Kërkoni ndihmë nëse gjendeni në situata delikate.
Virgjëresha
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do të mendoni të qëndroni larg. Beqarët do të afrohen edhe më tepër me një person të cilin kanë kohë që e studiojnë. Financat do të kërkojnë shumë durim dhe përkujdesje në mënyrë që të përmirësohen. Po ia dolët sot, do të ndiheni të qetë për shumë kohë.
Peshorja
Do të kaloni shumë vështirësi sot ju që jeni në një lidhje. Partneri do të jetë kokëfortë dhe do të kërkojë gjëra të pamundura. Ju duhet të mundoheni njëherë dhe, nëse nuk ia dilni dot, flisni hapur me të. Beqarët do të kenë veçse mundësi për aventura, por duke qenë se nuk do t’i pëlqejnë ato, do të mbeten sërish vetëm. Situata e financave do të mbetet tejet delikate.
Akrepi
Priten plot çaste të lumtura gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do t’i shohin gjërat me një sy tjetër dhe do ta dashuroni me pasion atë që keni në krah. Beqarët duhet të presin edhe pak për të ndryshuar për mirë jetën sentimentale. Dielli do të jetë planeti që do t’ua ndriçojë mendimet në planin financiar. Do të kryeni disa investime të rëndësishme.
Shigjetari
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do të kenë plot takime me persona që ia vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Në planin financiar do të hidhni hapat e duhur dhe çdo gjë do të ecë më së miri. Rreziqet që keni ndërmarrë do të sjellin rezultate pozitive.
Bricjapi
Marsi dhe Venusi do të bëhen bashkë sot dhe do ta influencojnë gjithë kohës jetën tuaj në çift. Do t’i kaloni vështirësitë dhe do ta shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Beqarët do të jenë të zënë me punë dhe nuk do të gjejnë kohë për të kërkuar princin e tyre të kaltër. Financat do të varen nga mënyra se si ju do të silleni. Po bëtë çmenduri, do të keni probleme serioze dhe afatgjata.
Ujori
Do t’ju ndryshojë shpesh humori gjatë gjithë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe debate me partnerin. Gjithsesi, një të mirë do ta keni. Do t’i kuptoni gabimet dhe nuk do ta keni problem të kërkoni falje. Beqarët do të kenë shumë komplekse dhe nuk do të pranojnë të dalin me cilindo që do t’i joshë. Financat do të mbeten të qëndrueshme edhe për disa kohë.
Peshqit
Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do të mbetet e mirë. Beqarët do të ëndërrojnë shumë dhe më pas do të zhgënjehen kur gjërat të mos u ecin si kanë dashur. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni kot së koti sepse do të humbni më shumë nga sa mund ta keni menduar.




