Loja me domino përfundon në plagosje me thikë mes të moshuarve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një lojë dominoje ka përfunduar me një të plagosur. Dy të moshuar janë konfliktuar mes tyre, ku për pasojë, një 72-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Pranvera” në Durrës, kur pas një debati të çastit njëri prej të moshuarve ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article