Një aksident i rëndë rrugor është raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës, në zonën e sektorit Rinia.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollon dhe ka përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe ambulanca. Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.