Prangoset 24-vjeçari, aksidentoi për vdekje këmbësorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 24-vjeçar është arrestuar në Mirditë për shkak se aksidentoi për vdekje një këmbësor.

J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë është vënë në pranga nga policia rrugore për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pasditen e së premtes, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”24-vjeçari ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur