Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të kryer veprimet hetimore.




