Një sherr me thika në ambientet e një mobilierie ka lënë të plagosur dy vëllezër mbrëmjen e stome në zonën e Niklës në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit me iniciale A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit me iniciale R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim i policisë:
Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.




