Kakavije/ Procedohet 62-vjeçari nga Frashtani, u kap me 12 mijë euro të padeklaruara

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. P., 62 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull, pasi në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit në çantë, iu gjetën 12 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article