Procedohet 27-vjeçari nga Limari, i prishi stanin 47-vjeçarit nga Këlcyra

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Limar, pasi me vetëgjyqësi i ka prishur stanin e bagëtive, shtetasit H. Sh., 47 vjeç, banues në Këlcyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article