Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenic.
Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Ç., është përfshirë në aksident me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E.V., 15-vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë përkatëse.




