Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kirbenetike të DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike me të mitur, në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 23-vjeçarit, ku gjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë videot intime, në rrjetet sociale të personave të ndryshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




