Procedohet 37-vjeçari nga Kalivaçi, kanosi 52-vjeçaren përmes telefonit

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, pasi ka kanosur një 52-vjeçare, nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article