FOTO/ Pickimi i 26-vjeçares nga gjarpëri, reagon mjekja roje e Spitalit të Përmetit

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas publikimit te lajmit nga Jugulajm per pickimin nga gjarperi te nje vajze te re dhe mungeses se antidotit ne Spitalin e Permetit, ka ardhur menjehere dhe reagimi i stafit mjekesor te ketij spitali.

Pretendohet se vajzes i eshte dhene sherbim jo vetem nga ekipi i urgjences por edhe nga infermierieret e dy fshatrave te Frashërit.

“Serumi antiviper eshte aplikuar brenda oreve te para prane Urgjences ne Permet dhe Urgjences ne Gjirokaster.

Pas kesaj, eshte pare e arsyshme nga ekipi multidisiplinor Gjirokaster, per t’a transferuar vajzen drejt Spitalit Toksikologjik ne Tirane.

Vajza qe u pickua eshte rikthyer ne Permet shendoshe e mire.” – ka qene reagimi nga stafi mjekesor i Spitalit te Permetit per Jugulajm.net.

Share This Article