Një aksident rrugor u shënua pasditen e kësaj së shtune në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re në Bulqizë, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.




