Nje e re ka shpetuar per qime nga prerja e kembes. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne Permet, kur L.A. 26-vjeçe, ka rene pre e pickimit helmues te gjarperit.
E reja eshte çuar me urgjence ne Spitalin e Permetit per te marre ndihmen e pare e më pas ajo eshte nisur me urgjence per ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres “Omer Nishani” me shpresen se do t’i injektohej kunderhelmi qe mungonte ne Spitalin e Permetit.
Momentin kur ne Gjirokaster mungonte antidoti, vajza e re u dergua me urgjence per ne Spitalin e Traumes ne Tirane, nga ku dhe i’u injektua ilaçi kunderhelm.
“Per fat te mire vajzes i shpetoi kemba, pasi do t’i ishte prerë nese do te vonohej edhe më, pasi helmi i gjarperit i kishte depertuar deri ne rrezen e kofshes”, – jane shprehur familjaret e vajzes, duke i’u referuar mjekeve kryeqytetas.
Pra ne nje sezon kur helmimi i gjarperit eshte evident nga vapa, ne spitalet e Qarkut te Gjirokastres me popullsi 134 mije banore, nuk gjen nje antidot te vetem kunder pickimit te gjarperinjve. Kjo situate eshte skandaloze, bile shume më keq se sa kaq.




