EMRAT/ Proda emëron drejtuesit e rinj të 9 komisariateve, 1 prej tyre është grua

Jugulajm.net
2 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda, ka bërë ndryshime në drejtimin e disa strukturave vendore.

Ndër emërimet spikat fakti që një prej tyre është një grua.

Kështu, Komisare Edjona Dano është emeruar Shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë, Kleant Serdari, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Shefi i Komisariatit te Policisë Mallakastër, Bledar Metaj, është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

-Florian Dano – shef në komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

-Elvid Shehu – shef në Komisariatin e Policisë kufitare Sarandë.

-Ferit Merkaj – shef në Komisariatin e Policisë Himarë.

-Kliton Zharri – shef në Komisariatin e Policisë Cërrik.

-Ajet Bega – Shef në Komisariatin e Policisë Kurbin.

-Leonard Ndreka- Shef në Komisariatin e Policisë Gramsh.

-Krenar Guçe – Zv.drejtor për krimet në DVP Elbasan.

-Gentian Dedej – Shef në Komisariatin e Policisë Pogradec.

-Idriz Daulle, nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

-Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr. 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

-Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

-Ermal Kenaçi, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

-Feliks Hoda, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

-Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

-Robert Losha, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

-Elton Shahini, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Share This Article