FOTO/ Aksident, “Volkswagen” del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi

Jugulajm.net
1 Min Read
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 50?

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë disa metra larg, pranë një lokali të frekuentuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Maliqit.

Sipas dëshmitarëve, automjeti lëvizte me shpejtësi shumë të lartë kur doli nga rruga dhe “fluturoi” drejt trotuarit, duke rrezikuar seriozisht edhe kalimtarët dhe klientët e lokalit, që në ato momente ishte i populluar.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur rëndë i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku kryesor i daljes nga rruga.

Share This Article