Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite, ku bëhet me dije se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, Arben Alamani, 51 vjeç, ka humbur jetën gjatë një përpjekjeje heroike për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative për këtë ngjarje të rëndë.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa përpjekjet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit vazhdojnë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




