Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj së hëne në segmentin rrugor “Pukë–Qelëz”, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




