VIDEO/ Aksident, furgoni përplaset me taksinë, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje, ku janë përfshirë një taksi dhe një furgon që transportonte mësues.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Të plagosurat janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se furgoni me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e dinamikës së aksidentit.

Share This Article