LAJM I FUNDIT/ Aksident, makina del nga rruga dhe përplaset me 1 shtyllë tensioni, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një manovër e rrezikshme parakalimi nga një fugon, i cili i ka prerë rrugën “Ford”-it. Për pasojë, drejtuesi i këtij të fundit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të fugonit që dyshohet se shkaktoi ngjarjen.

Share This Article