Kapet në Kakavije 73-vjeçari, ishte në kërkim për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Është kapur në Kakavije nga policia një 73-vjeçar, banues në Greqi, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, shqiptari  me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

Share This Article