FOTO/ Aksident, përplasen 2 makina, njëra përmbyset jashtë rruge, plagoset 1-ri prej shoferëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme rreth orës 12:00 në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volksëagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Share This Article