FOTO/ Aksident në Sarandë, 2 makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen 2 të rinj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të pasmesnatës në lagjen nr. 2 të Sarandës, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Share This Article