Që prej 15 majit 2019, Ledion Lako është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, një institucion që duhet të mbrojë dhe menaxhojë pasuritë natyrore të Shqipërisë.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit është një nga institucionet më të rëndësishme për zhvillimin dhe menaxhimin e turizmit në Shqipëri, megjithëse për vite me radhë është mbajtur në hije dhe jashtë vëmendjes publike. Ajo ka në dorë fatin e vijës bregdetare, një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit, dhe roli i saj duhet të ishte kyç në promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe aksesit të lirë për qytetarët.
Por në vend të transparencës dhe zhvillimit të ndershëm, kjo agjenci është kthyer në arenë ku zhvillohen pazaret e fshehta, abuzimet dhe korrupsioni i përditshëm, duke penguar çdo përpjekje reale për të përmirësuar industrinë turistike në Shqipëri.
Por në vend që të shërbejë qytetarëve dhe interesit publik, Lako ka kthyer këtë agjenci në një qendër korrupsioni të pastër, ku çdo metër i bregdetit shqiptar është kthyer në monedhë shkëmbimi për pazare politike, klienteliste dhe personale.
Plazhet publike janë zaptuar. Çadrat dhe baret e luksit janë dhënë me leje të dyshimta. Kontratat shumëvjeçare janë nënshkruar me biznese të lidhura me pushtetin. Fitimet nuk raportohen. Çdo vend pushimi është kthyer në territor të kontrolluar nga një rreth i ngushtë njerëzish, që blejnë leje, heshtje dhe përfitime, vetëm nëse kalojnë më parë në arkën private të Lakos.
Ky njeri është mishërimi i korrupsionit shtetëror dhe nuk është aty rastësisht. Ai mbrohet dhe fuqizohet drejtpërdrejt nga Mirela Kumbaro, ministrja që jo vetëm hesht përballë këtij krimi të përditshëm ndaj bregdetit, por e garanton politikisht që të mos preket.
Është Kumbaro ajo që e ka mbajtur me çdo kusht në detyrë, duke e kthyer në një “të paprekshëm” institucional. Ajo nuk ka marrë asnjë masë administrative, nuk ka hapur asnjë hetim të brendshëm, nuk ka kërkuar asnjë auditim. Përkundrazi, me heshtjen e saj, ajo është kthyer në mburojë për Lakon dhe simbol i bashkëpunimit të qeverisë me korrupsionin.
Dhe më e rënda është se edhe SPAK i ka mbyllur sytë ndaj këtij rasti flagrant. Me kontrata të dyshimta, me përfitime të qarta dhe me prova të bollshme në terren, Ledion Lako duhej të ishte subjekt hetimi, ndjekjeje penale dhe ndëshkimi. Por heshtja e SPAK-ut është po aq e frikshme sa vjedhja që ndodh çdo ditë në vijën bregdetare të Shqipërisë.
Kur SPAK nuk guxon të prekë Ledion Lakon, është e qartë që drejtësia është e kapur nga e njëjta dorë që menaxhon çadrat në plazh.
Ledion Lako duhet të largohet menjëherë nga detyra. Duhet të hetohet dhe të ndëshkohet. Korrupsioni që ai ka ngritur nuk është më thjesht abuzim me detyrën, është grabitje sistematike e pasurisë publike me garanci politike nga lart-poshtë. Ai nuk është vetëm një zyrtar i korruptuar, por një hallkë kyçe në rrjetin e korrupsionit të instaluar në zemër të qeverisë.
Plazhet nuk janë pronë e Lakos. Bregdeti nuk është pazari i Kumbaros. Shqipëria nuk është çiflig i pushtetarëve të babëzitur që pasurohen mbi kurrizin e qytetarëve.
Dhe sa kohë që kjo bandë politike dhe institucionale nuk ndalet, atëherë përgjegjësia bie mbi çdo institucion që hesht dhe çdo qytetar që toleron.
Korrupsioni ka emër, Ledion Lako.
Mbrojtja politike ka emër, Mirela Kumbaro.
Dhe drejtësia që nuk vepron ka një turp të madh që quhet SPAK.
Burimi: In-Front.org