Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 8-të

Jugulajm.net
1 Min Read

Një apartament në katin e 8-të të një pallati është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia”, pranë ish-Kombinatit në Vlorë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme.

Ekspertët pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Share This Article