Nje gjirokastrite zgjidhet Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Megi Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit.
Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon, pasi u zgjodh deputete.
Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993 dhe është vajza e ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino.
Fino studimet parauniversitare i ka kryer në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012.
Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional të Praktikës Ligjore (LPC). Në vitin 2015, u diplomua në gjuhën kineze (mandarin) nga SOAS University of London.
Fino u angazhua si këshilltare ligjore për çështjet e emigracionit në studio ndërkombëtare gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në qendra për shërbim juridik falas, me orientim asistencë sociale.
Prej vitit 2018, ajo punoi si avokate në studion ligjore CMS Adonnino Ascoli & Cavasola Scamoni në Tiranë, dhe më pas si eksperte rregullatore në departamentin ligjor dhe të marrëdhenieve me jashtë të kompanisë Vodafone Albania.
Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, si dhe njeh mire gjuhën kineze, italiane dhe greke.
Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.