Është arrestuar mbrëmjen e sotme, Moisi Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet me dije se Habilaj është arrestuar në Borsh. GJKKO e kishte dënuar pak kohë më parë me 10 vite burg, ndrsa ishte shpallur në kërkim dhe nga drejtësia iataliane.
Ai kishte mundur të arratisej vite më parë, menjëherë pasi gjykata italiane e kishte dënuar me 15 vite burg.
Ndërkohë, GJJKO ka vendosur nga 9 vite burg për anëtarët e tjerë të grupit Maridiam Sulaj, Nezar Seitin dhe Fatmir Minaj.
Ata akuzohen për trafik të lendëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.




