Procedohet përmetari 21-vjeçar, ishte në timon dhe u përplas me pemën

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, shtetasi K. J., 21 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article