Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. E., 35 vjeç, banues në fshatin Lab-Martalloz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 33-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




