Aksident, përplasen 2 makina, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pukë-Shkodër”, ku si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa raportohet se aksi është aktualisht i bllokuar dhe pritet të hapet për pak minuta.

Share This Article