Raportohet se një shpërthim i fortë ka ndodhur në një biznes në Lushnjë.

Për pasojë një person me emrin Landi Vercani, ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.

I plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialistë, të Lushnjës Bujar Çela.

Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm.