Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak momentesh në Lushnje në një biznes, ku bëhet me dije se 1 person ka humbur jetën, si dhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.
Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.
Tek rreth-rrotullimi i plastmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë një vinçier, ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.