Policia dërgon në prokurori 2 shtetas nga Krahësi, debatuan për kullotat

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme shtetasi M.M., 51 vjeç, banues në Krahës, ka debatuar me shtetasin H. A., 66 vjeç, banues në Krahës, për një konflikt kullotash mes tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article