Helmohen me ushqim 70 fëmijë kopshti, dyshohen se…

Jugulajm.net
1 Min Read

70 fëmijë të një kopshti dyshohet se  janë helmuar nga ushqimi.

Raportohet se analizat e të gjithë fëmijëve në Gramsh treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës.

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi, i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.

Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut.

Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit, ndërsa autoritetet e kanë mbajtur të fshehtë situatën e krijuar.

Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.

Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi.

Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

Share This Article