Viti i ri shkollor, njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Arsimit për klasat e 1-ra dhe të 10-ta…

Jugulajm.net
1 Min Read

Regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të 10-ta do të jenë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje prindërve që të përfundojnë procesin e regjistrimit përmes platformës online brenda afatit.

Njoftim i rëndësishëm për prindërit.

Të dashur prindër!

Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 SHTATOR.

Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit.”, thotë ministrja.

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026.

Share This Article