EMRAT-FOTO/ Zhduken gruaja dhe djali i mitur, burri kërkon ndihmën e policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjovalin Mikaj 41 vjeç nga Boga e Malësisë së Madhe i është drejtuat sot policisë për të denoncuar largimin e bashkëshortes Klaudia Hiluku dhe të të birit të mitur.

41-vjeçari tregon se prej dy ditësh ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen.

Gjovalini me lot në sy kërkon qe djali i tij të rikthehet ne shtëpi. Ai hedh akuza edhe ndaj policisë së Malësis së Madhe dhe ndaj asaj të Shkodrës ku sipas tij këto dy institucione nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Nga ana tjetër Mikaj tregon se me bashkëshorten e tij ka pasur probleme por ai pretendon se nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Largimet nga bashkëshortja e tij Klaudia kanë ndodhur edhe herë të tjerë dhe se kjo nuk është hera e parë.

Mikaj bën me dije se nuk ka arritur që të kontaktojë me bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Klaudia Hiluku.

Ai dëshiron që te ketë shëndet të plotë dhe të gjej djalin e tij sa më parë.

Share This Article