BKH “zbarkon” te Bashkia, kontrolle në zyrat e 2 drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Oficerët e BKH, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një hetim të për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, e cila nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të Erion Veliajt.

Mediat raportojnë se kontrolli është ushtruar mbrëmjen e djeshme në zyrat e dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, si dhe janë sekuestruar dokument tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se me vendim gjykate janë sekuestruar edhe 5 aparate celularë, të cilat nga zbërthimi i tyre shpresohet të hidhet më shumë dritë mbi aferën që po hetohet.

Ende nuk dihen detajet konkrete të hetimit, se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Share This Article