Himarë, arrestohet 53-vjeçari, kanosi me armë dhe qëlloi në ajër

Jugulajm.net
2 Min Read

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunec, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F. L., 53 vjeç, banues në këtë fshat.

Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., 53-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Finalizohet operacioni i koduar “Bunec”.

Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec. Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share This Article