Një automjet tip “Benz” ka goditur një motoçikletë para pak në rrugën nacionale “Çermë-Divjakë”. Mjeti ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre, drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë.
Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes, ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e “Benzit” për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.




