Efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko, ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, reparti i Kirurgjisë.
64-vjecari ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi është goditur me zinxhirë në kokë mbrëmjen e 30 prillit, rreth orës 21:00 në rrugën pranë banesës së tij në lagjen “1 Maji”.
Burimet thanë se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që godet me zinxhir në kokë efektivin dhe më pas largohet me një makinë që e kishte parkuar në anë të rrugës.
Burimet thanë se po hetohet pista e goditjes për shkak të detyrës, por kjo nuk pohohet zyrtarisht. Policia e Fierit dhe as IEVP Fier nuk kanë reaguar për ngjarjen, ndërsa autori është ende i paidentifikuar tre ditë pas ngjarjes së rëndë.