Prangoset hajduti 53-vjeçar, vodhi në spital infermierin dhe pacientin

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka vjedhur në spitalin e qytetit juglindor të Korçës..

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti në spitalin e Korçës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e spitalit të Korçës, ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti.” – njofton Policia.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Share This Article