VIDEO/Kandidatja Alma Kore: Subvencion të rinjve 30 mijë euro për çelje të fermave dhe stimulim i prodhimit vendas

Jugulajm.net
1 Min Read

Kandidatja për deputete e ASHM-PD Alma Kore ne nje takim elektoral ne fshatin Valare-Bashkia Gjirokaster, ka prekur një detaj mjaft të rëndësishëm të programit të PD dhe kjo për rininë e cila do të stimulohet që mos të emigrojë më duke gjetur fatin jashtë vendlindjes.

Sipas zonjës Kore, të githë ata të rinjtë që do çelin ferma, do t’u mundësohet subvencinimi me vlerën e 30 mijë eurove me zero interes. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është se në programin e PD fermerët dhe blegrtorët do të stimulohen me subvenscionime që prodhimi tyre mos të shkojë dëm.

Për këtë, PD ka në plan vendosjen e taksës për produktet e importeve. Veç kësaj zonja Kore ka premtuar rikthimin e Gjirokastrës ashtu sikurse ka qenë qendër e jugut me rikthimin e institucioneve rajonale që Rilindja i zhduku në këto vite duke e kthyer Gjirokastrën në një fshat të madh dhe pa perspektivë.

Share This Article