Prangoset shoferi 45-vjeçar, u kap i dehur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin J. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article