Valareja ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër.
Nën entuziazëm të madh, banorët e këtij fshati kanë pritur kandidatët e opozitës dhe kanë ofruar mbështetje të madhe për fitoren e 11 majit. Në fjalën e tij hapëse, drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër Prof.Dr. Tritan Shehu ka bërë një krahasim të shkurtër se çfarë përfaqëson çdo kandidat i opozitës me ofertën që ka Rilindja për Qarkun e Gjirokastrës.
“Ata kanë Lubi Kumbaron që personifikon shkatërrimin e këtij qarku, keqpërdorimin e madh të njerëzve, personifikon përfitimet personale për kapitale politike. Ekipi ynë është mjaft larg me përfaqësuesit e sektit të Rilindjes ku e ka katandisur në gjendje të mjerë Qarkun e Gjirokastrës”-ka thënë Prof.Dr. Tritan Shehu duke shtuar se programi që ofron sot Rilindja për Gjirokastrën, është shkatërrimi i saj ashtu sikurse ka bërë në 12 vite.