Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës është ndërprerë në minutën e 78-të të saj, pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase.
Tifozi në fjalë është rrëzuar nga tribuna ballore duke përfunduar në pistën e stadiumit.
Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar.
Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, pasi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj.