Arrestohet 63 vjeçari nga Memaliaj, policia i gjeti 7 rrënjë kanabis

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në tokën e tij u gjetën 7 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article